Dy vjet me kusht për mashtrim në tentativë

Peja

Dy vjet me kusht për mashtrim në tentativë

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 16:09
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë - Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me dy vjet heqje lirie për B.SH., për mashtrim në tentativë, të cilin dënim i pandehuri nuk do ta vuajë nëse në kohëzgjatje prej një viti nuk kryen vepër të re penale.

B.SH.  më 28.04.2016, në Komunën e Pejës, me anë të paraqitjeve të rreme të fakteve e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për personin tjetër, e ka vënë në lajthim personin duke e nxitë që të kryejë një veprim në dëm të pasurisë në atë mënyrë që përderisa deri më datë 15.04.2016 ishte duke punuar në Komunën e Pejës me kontratë mbi vepër si zyrtar për çështje pronësoro-juridike, ka përpiluar vendimin kinse të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të KK-së në Pejë, e pastaj ja ka dërguar për nënshkrim kryetarit të Komunës së Pejës, të cilin e vë në lajthim.

Kryetari pa e kontrolluar, së bashku me disa vendime të tjera, e ka nënshkruar vendimin në fjalë me të cilin vendim një kompanie në Pejë, përveç tjerave, i është njohur e drejta si operator ekonomik kontraktues që sipas kontratës t’i bëhet kompensimi ditor për çdo veturë në shumë prej pesë euro, e mbi bazën e të cilit vendim, operatori ekonomik në fjalë, ka parashtruar kërkesë për ekzekutim, duke tentuar kështu që të dëmtuarës Komuna e Pejës, t’i shkaktojë dëm material në shumën totale prej 414.988 euro, por që ky vendim nuk është ekzekutuar.

I pandehuri u detyrua që gjykatës në emër të paushallit gjyqësor t’ia paguajë shumën prej 40 euro ndërsa, në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro.

Të dëmtuarit Komuna e Pejës – G.M dhe J.A, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

Ndryshe, kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat