Stacioni i autobusëve, në Pejë, bëhet me zyrë policie

Peja

Stacioni i autobusëve, në Pejë, bëhet me zyrë policie

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, në kuadër të bashkëpunimit me institucione dhe qytetarë, si dhe implementimin e strategjisë “Policimi në bashkësi”, me datë 5 nëntor 2019, ka hapur një zyrë në hapësirën e Stacionit të autobusëve në Pejë.

Në këtë zyrë do të qëndrojnë zyrtarë policorë të Stacionit policor të Pejës, sipas orarit fleksibil dhe këta policë do të jenë aty, me qëllim të parandalimit të incidenteve, bashkëpunimit me qytetarë dhe ofrimit të sigurisë.

Stacioni i autobusëve është i frekuentuar nga një numër i madh i qytetarëve dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ku në të kaluarën ka pasur edhe incidente të ndryshme midis të rinjve.

Njëkohësisht dëshirojmë të falënderojmë edhe menaxhmentin e Stacionit të autobusëve për përkrahje.

Po ashtu i ftojmë qytetarët që për secilin rast të lajmërojnë dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët policorë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat