Dyshonte se po i rrihte fëmijën, gruaja sulmon mësuesen në Pejë

Peja

Dyshonte se po i rrihte fëmijën, gruaja sulmon mësuesen në Pejë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Një mësuese u sulmua fizikisht nga një prind, pasi që dyshonte se po ia rrahtë fëmijën e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Gllavaqicë të Pejës, ndërkaq, e dyshuara tash është liruar në procedurë rregullt.

Një mësuese në shkollën fillore “Zef Serembe” të fshatit Gllaviqicë të Komunës  së Pejës është sulmuar nga një grua. Siç mëson RTV Dukagjini, nëna e kishte sulmuar mësuesen, pasi që fëmija i saj ishte ankuar për mësuesen.

Mësuesja nuk ka pranuar të flas, por drejtori i shkollës, ka mohuar se mësuesja ka pas sjellje të padenjë ndaj nxënësit.

“Ka ardhur një prind e gjinisë femërore në shkollë e cila ka pasur një mosmarrëveshje të vogël me mësuesen. Fatmirësisht nuk ka pasur goditje apo fërkim por vetëm tentativë. Gjithçka ka kaluar në mënyrën më të mirë, nuk ka ardhur te më e keqja”, thotë drejtori Beqir Sadiku.

Ky rast, solli edhe reagimin e policisë.

“Rasti është raportuar në polici. Ata kanë ardhur duke marrë deklaratat e mësueses e më pas kanë thirrur edhe prindin dhe rasti ka kaluar pa probleme”, shton më tej Beqir Sadiku.

E dyshuara, është liruar në procedurë të rregullt, pasi që paraprakisht u shoqërua në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat