E sulmoi drejtorin e inspektoriatit të Pejës- flet pronari i “Arthurs Club”

Peja

E sulmoi drejtorin e inspektoriatit të Pejës- flet pronari i “Arthurs Club”

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:27
Ardian Qelaj

Pronari i “Arthur’s Club”, Ardian Qelaj, ka mohuar akuzat që janë bërë ndaj tij se kishte sulmuar drejtorin Murtezaj. Sipas tij, i sulmuari në këtë rast ishte vetë ai duke thënë se ishte kërcënuar nga inspektori tjetër që kishte qenë së bashku me Murtezajn.

Qelaj në një prononcim ka thënë se me Murtezajn ka raporte të mira kurse inspektori tjetër që ishte me të, e kishte kërcënuar atë.

“Leotrimin unë e kam shok të mirë dhe kom raporte të mira me këta por mbrëmë kena qëllu me një lokal të njëjtë dhe dikun nga ora 12:40, jemi përshëndet dhe kemi fol bashkë, dhe një inspektor tjetër që u kanë me të aty më kanë kërcënuar edhe unë jam mundu me largu prej meje, tani dikush tjetër një djalë tjetër i ka sulmu Leotrimin edhe ati tjetrit”, ka thënë Qela.

“Kurse inspektori tjetër, Nëntor Beqiri më ka kërcënuar mua dhe më tha ti sem n’gjeh mu, me pas punë me mu tha del puna ndryshe”

Tutje, Qela ka shtuar se sa i përket mbylljes se lokalit të tij ai ka thënë se e posedon lejen e ndërtimin.

“Dhe sa i përket lejes së ndërtimit që po flitet, unë lejen e ndërtimit e kom përfunduar qe 4 vite, dhe e posedoj leje e ndërtimin”, ka thënë Qela.

Kurse, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Pejës, Leotrim Murtezaj, kishte thënë sot se ishte sulmuar fizikisht nga pronari i “Arthur’s Club”, Ardian Qelaj, për shkak se Komuna e Pejës, kishte marrë vendim që t’i mbyllë të gjitha diskotekat në qendër të qytetit.

“Unë jam sulmuar dhe një inspektor i ndërtimit që ka qenë me mua. Ky sulm ka ndodhur si rezultat i paknaqësive që i kemi pasur më herët me ata persona, konkretisht me njërin prej tyre, i cili është pronar i diskotës “Arthur’s Club”, këtu në Pejë. Më herët ishte marrur një vendim nga Komuna që mos të ketë diskoteka në zona të banuara. Diskoteka nuk ka funksionuar për shkak të atij vendimi. Po ashtu më herët kanë pasur probleme edhe me inspektorë të ndërtimit, si pasojë e ndërtimeve paleje që i kanë ndërtuar”, ka thënë Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat