Gazmend Muhaxheri dënon sulmin, kërkon kapjen e autorëve

Peja

Gazmend Muhaxheri dënon sulmin, kërkon kapjen e autorëve

Nga: Adem Lushaj Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 21:07
Gazmend Muhaxheri

Komuna e Pejës ka reaguar ndaj sulmit fizik të bërë në drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit dhe zyrtarëve të kësaj drejtorie, sulm të cilin e quajnë qyqar. Në komunikatën thuhet:

"Persona ende në arratisje, në mënyrë qyqare e kanë sulmuar fizikisht drejtorin e inspeksionit në komunën e Pejës dhe zyrtarët e kësaj drejtorie duke tentuar që t'i pengojnë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe dhe t'i frikësojnë që të kujdesen për rend dhe rregull ashtu siq e kërkon ligji.

Kryetari i komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri dhe Këshilli i Drejtorëve e dënojnë këtë akt qyqar dhe kërkojnë nga organet e rendit që t'i kapin autorët dhe të dorëzojnë para drejtësisë. Ne të gjithë jemi në mbështëtje të drejtorit të inspeksionit dhe të zyrtarëve tjerë. 

Të gjithë duhet ta kuptojnë mirë se ne nuk i frikësohemi askujt dhe nuk ndalemi në rrugën tonë demokratike për realizimin e objektivave tona zhvillimore. Populli na ka dhënë besimin dhe ne i mbesim besnik premtimeve tona".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat