249 persona kërkuan ndihmë dje në spitalin e Pejës

Peja

249 persona kërkuan ndihmë dje në spitalin e Pejës

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 249 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dje më 19 nëntor 2019. Nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërsa, 16 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Analiza kanë kryer 307 pacientë që në total kanë kryer 4,518 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 1 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje dhe sa i përket gjinisë 2 janë të gjinisë femërore dhe 2 të gjinisë mashkullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat