Në Pejë akuzohet mësuesja për dhunë ndaj nxënësve - Bota Sot
Në Pejë akuzohet mësuesja për dhunë ndaj nxënësve

Peja

Në Pejë akuzohet mësuesja për dhunë ndaj nxënësve

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Përdorimi i dhunës ndaj nxënësve nga ana e mësimdhënësve, si duket po vazhdon të jetë i pranishëm në shkolla.

Mësuesja e Gjuhës Angleze D.A, në shkollën ‘Asdreni’ në Pejë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një nxënësi.

Këtë e thotë nëna e G.L 8 vjeçar, e cila tregon edhe për gjendjen e fëmijës kur kthehej nga shkolla në shtëpi.

Sipas nënës dhe raportit që ka marrë kur i është bërë ekzaminimi mjekësor, besohet se mësuesja ka pasur unazë në duar kur ka goditur fëmijën.

Rastin, tashmë A.L e ka paraqitur në Polici.

Edhe disa prindër që kanë fëmijët në këtë shkollë,  kanë pohuar prapa kamerës, se po ushtrohet dhunë nga e njëjta mësuese.

Nga Policia në Pejë, në një përgjigje kanë thënë se janë në fazën e hetimit të këtij rasti.

Derisa kanë shtuar se nuk janë të gatshëm të dhënë ndonjë detaj.

Ndërkohë, i njëjti fëmijë dyshohet se ka pasur përvoja të tilla edhe më herët me një mësuese tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat