QKMF në Pejë, nis sot vaksinimin kundër gripit sezonal

Peja

QKMF në Pejë, nis sot vaksinimin kundër gripit sezonal

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Qendra Kryesore e Vaksinimit e cila funksionon në kuadër të QKMF-së njofton se nga data 09.12.2019 (e hënë) në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare do të filloj shpërndarja dhe dhënia e vaksinës kundër gripit sezonal për pacient me risk më të madh për tu prekur nga ky lloj gripi.

Janë siguruar 6000 doza vaksine ,njofton Dr.Dukagjin Sahatçiu-Shef i Vaksinimit në QKMF.

Ndryshe, javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dëshirojnë të rikujtojnë dhe informojnë qytetarët e Kosovës se, në funksion të parandalimit të gripit sezonal, MSh i ka porosituar rreth 100 000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat janë porositur përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat