Spitali i Pejës i blen 3 auto ambulanca, ja sa i kushtuan

Peja

Spitali i Pejës i blen 3 auto ambulanca, ja sa i kushtuan

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 14:54
Auto ambulanca

Spitali i Përgjithshëm në Pejë tashmë i ka në përdorim edhe 3 autoambulanca të reja të cilat janë blerë me buxhetin e spitalit dhe kanë kushtuar 87,480 €.

Sipas njoftimit Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka vetëm një drejtim të bartjes së pacientëve: nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës në QKUK, ndërsa deri në spital pacientët i bartin urgjencat e QKMF-ve të komunave përkatëse.

“Me këto 3 autoambulanca dhe pas vendosjes së GPS-ve në automjete tashmë flota e automjeteve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është kompletuar dhe është mjaft cilësore.

Image

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka vetëm një drejtim të bartjes së pacientëve:nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës në QKUK, ndërsa deri në spital pacientët i bartin urgjencat e QKMF-ve të komunave përkatëse.

Dëshira e të gjithë neve është që këto automjete të kenë sa më pak punë, por në raste kur ka nevojë për bartje të pacientëve tashmë ekzistojnë kushtet më të mira për ta kryer këtë shërbim”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat