Rrëfimi i familjes që i kanë rënë në qafë hajnat - Bota Sot
Rrëfimi i familjes që i kanë rënë në qafë hajnat

Peja

Rrëfimi i familjes që i kanë rënë në qafë hajnat

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 20:34
Ilustrim

Anëtarët e komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve.

Një raport i detajuar për dëbim e gjashtë shtetasve turq po qëndron në sirtarët e Prokurorisë Speciale.

Atë e kanë dorëzuar komisioni parlamentar hetimor, që pati gjetur shkelje të rënda në procesin e deportimin e këtyre 6 personave.

Por ani se kanë kaluar tetë muaj ky organ i akuzës ende është në fazën hetimore.

Këtë e kanë konfirmuar nga ky institucion me anë të një përgjigje me shkrim për Televizionin T7 duke thënë se për veprimet e mëtejshme të cilat ligjërisht janë të lejuara për publikim opinioni do të njoftohet me kohë.

Ndërkohë Ish anëtari i komisionit Hetimore Parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq, Driton Selmanaj thotë se ka pritur që ky rast të përmbyllet shpejt me aktakuzë pasi sipas tij ka mjaftueshëm fakte.

“Për ka rëndësia ka rëndësi të madhe. Për shtetin edhe për Kosovës, edhe atëherë kemi qenë të bindur që ka elemente. Ne kemi bërë edhe punën edhe të prokurorit dhe kemi identifikuar 30 shkelje. Atyre ju ka mbet veç me ja qit emrin. Ky rast meriton epilog dhe për vetë ata që janë në burgjet e Turqisë”, ka thënë Driton Selmanaj nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

Edhe avokati i turkut Jusuf Karabina që u dëbua në Turqi, Urim Vokshi thotë se Prokuroria e ka të lehtë pasi ka prova të mjaftueshme për t’i zbuluar fajtorët.

“Në një kuptim nëse kanë vepru si grup duhet të identifikohen si grup kriminal. Unë kam qenë në prokurorinë dhe jam ftu si palë e dëmtuar. Dhe kam dhënë intervistë dhe kemi përgatitë një shkresë për rastin për me ia lehtësu rastin.esojmë që prokuroria duhet shpejt me nxjerrë aktakuzë pasi duket se ka pas shumë persona të përfshirë”, ka thënë Urim Vokshi.

Se ka prova të mjaftueshme e thotë edhe njohësi i fushës së drejtësisë dhe ish avokati i Karabinës, Alban Arifi i cili thotë se prokuroria është vonuar shumë për ta ndriçuar këtë rast.

Në prill të vitit 2018, gjashtë shtetas turq janë deportuar nga Kosova me arsyetimin se paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Kurse, për këtë rast ishin shkarkuar ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat