Ali Berisha me akuza të rënda për njerëzit e Gazmend Muhaxherit

Peja

Ali Berisha me akuza të rënda për njerëzit e Gazmend Muhaxherit

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 13:39
Ali Berisha

AAK e Pejës ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarë më ç’rast ka shpalosur konstatimet e këtij subjekti opozitar për qeverisjen e Gazmend Muhaxherit gjatë 2019-ës.

Sipas AAK-së, ekonomia, sporti, bujqësia, zhvillimi, proceset e humbura gjyqësore, aktakuzat e prokurorisë dhe mos realizimi i projekteve të proklamuara madhore, sikur ai i sheshit të qytetit, janë çështjet që lënë shije të hidhur për qytetarët e Pejës në këtë vit, sipas AAK-së.

 Ali Berisha këtu ia ka përmendur Gazmend Muhaxherit edhe rastin e shefit të kabinetit Durim Sheremti që vazhdon ta mbajë në punë me aktakuzë dhe rastin e ndërlikuar të Budak Shalës, një prej bashkëpunëtorëve dikur më të ngushtë të kryetarit Muhaxheri.

 “Aspak nuk jemi të kënaqur që duhet të konstatojmë se në Komunën e Pejës edhe ky vit ishte i njejtë me vitet e kaluara ku keqqeverisja dhe keqpërdorimet janë duke vazhduar në njëren anë e në anën tjetër nuk kemi asnjë rezultat në asnjë fushë të jetës që do ta shënonim si sukses. Shefi i protokolit të Kryetarit me aktakuzë vazhdon të punojë në komunë, në cabinet. Rasti tjetër dhe shumë eklatant që duhet të trokas në ndërgjegje është i dënimit të Budak Shalës.”-tha Berisha.

 Berisha për këtë ka drejtuar gishtin edhe nga gjyqësia dhe prokuroria.

“Mungesa e hetimeve në masën e nevojshme nga organet e ligjit ka lejuar pushtetarët të sillen si pronarë të Komunës e jo si shërbyes që qytetarëve. Në secilën sektorë si në punësime, tendera, leje ndërtimi e.t.j dhe në shumë mënyra ka shkelje të ligjit me qëllime korruptive. Këtë konstatim e tregojnë edhe dënimet dhe akuzat ndaj zyrtarëve më të afërt të Kryetarit të Komunës nga organet e drejtësisë.”

Ai tutje ka folur edhe për dështimet e qeverisjes Muhaxheri të nxjerra nga ana e AAK-së për një vit.

“Nuk është bërë asnjë lëvizje në aspektin e zhvillimit ekonomik që është detyra e parë në kuadër të kompetencave të Komunave. Në vitet e mëhershme a pasur disa nisma stihike për zhzvillim të Bujqësisë e shpërndarjen e lopëve e disa grande tjera që tashmë janë ndalur. Nuk kemi asnjë investim të rëndësishëm në Shëndetësi që do të përmirësonte kujdesin ndaj pacientëve. Në fushën e Arsimit me emërime e punësime në baza të tjera e jo të meritokracisë gjendja u degradua edhe më shumë. Stadiumi i qytetit në pjesën që ka filluar të ndërtohej është dashtë të përfundon para dy viteve, derisa parat janë shpenzuar objekti ka mbetur pa u ndërtuar.”-thotë Ali Berisha.

Shefi i AAK-së në Pejë më tej ka krahasuar qeverisjen e tij me këtë aktualen sa i përket mirëmbajtjes dhe pastrimit të qytetit dhe ka kujtuar se projekti ‘Borea’ nuk po përmendet më.

“Mirëmbajtjet e pastrimi i rrugëve, mbyllja me kohë e gropave e pusetave, janë punë që nuk merret askush më to. Mos zgjedhja e problemit e qenët endacak dhe degradimi në gjelbërim të qytetit ka vazhduar, dhe gjendja nuk është me e mirë në asnjë fushë tjetër. Dështimet me projekte. Projektet e premtuara të këtij pushteti janë harruar fare. Borea një projekt i madh që ishte premtimi kryesor nuk përmendet fare.”-tha ai.

Në këtë konferencë Berisha është paraqitur me dy nënkryetarët e AAK-së në Pejë, Skender Radoniqin dhe Arbër Grabovcin.

Në mbyllje Ali Berisha shprehu garancën e tij para mediave se në zgjedhjet e ardhshme komunale Aleanca do të arrijë sigurt që ta marrë qeverisjen e komunës së Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat