Nëse e shihni këtë person nga Peja, lajmërojeni Policinë e Kosovës

Peja

Nëse e shihni këtë person nga Peja, lajmërojeni Policinë e Kosovës

Më: 3 janar 2020 Në ora: 14:32
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është:

• ZVONKO (Vuqeta ) JEREMIQ i lindur me 23.10.1957 në fshatin Gorazhdec-Pejë.

I dënuari është i kërkuar për veprën penale:

• 1- (një) rast për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat