I burgosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, policia po e heton vdekjen e tij

Peja

I burgosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, policia po e heton vdekjen e tij

Më: 12 janar 2020 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Pasditen e së shtunës, në Spitalin Rajonal të Pejës është dërguar një i burgosur i cili më pas ka vdekur, bën të ditur policia

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i burgosuri ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti nga policia është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore është sjell i burgosuri mashkull K-Shqiptar, i cili më pas ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat