Vazhdon lirimi i trotuareve në Pejë, veturave të parkuara gabimisht u vendosen bllokues

Peja

Vazhdon lirimi i trotuareve në Pejë, veturave të parkuara gabimisht u vendosen bllokues

Më: 13 janar 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka ndërmarr një aksion për lirimin e trotuareve. Nga zyra rajonale e policisë thonë se kjo është ndërmarr për sigurinë e qytetarëve, ndërkaq, qytetarët po kërkojnë edhe hapësira parkingu.

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore i stacionit në Pejë, kanë ndërmarrë  një aksion për lirimin e trotuareve nga veturat e parkuar.

Veturave që u parkuan që u parkuan në hapësirat joadekuate, Policia u ka vendosur bllokues.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë në Pejë, ka thënë së aksioni i policisë është në kuadër të planit për lirimin e trotuareve, sipas tij, qytetareve këmbësorë duhet t’i mundësohet lëvizja e lirë

“Ideja ka qenë që të gjithë fëmijët të lëvizin lirshëm në trotuare. Trotueret janë për të ecur këmbësorët. Ne po mundohemi t’i evitojmë pasojat që mos të shkelet nga veturat ndonjë këmbësorë”, deklaroi Veton Elshani.

Por jo të gjithë qytetarët e kanë mirëpritur këtë aksion. Arbër Berisha, thotë se fillimisht duhet siguruar hapësira për parking nga Komuna e Pejës, e pastaj të zbatohet ky vendim

“Ata që llogarisin që duhet të kenë veturë duhet të llogarisin se duhet të kenë edhe parking. Unë pajtohem me ligjin, mirëpo duhet të ketë ndonjë paralajmërim sepse dikush ndonjëherë edhe nga halli e pargon në vende jo të duhura”, deklaroi qytetari Arbër Berisha.

Sa i përket lagjeve të cilat nuk kanë vend-parkingje, Durim Sheremeti, shef i Kabinetit të Kryetarit të Pejës, thotë se Komuna është duke u munduar të bëjë zgjidhje.

“Komuna e Pejës nuk mund të përzihet në kompetencat e policisë, sepse ata janë përgjegjës sa i përket sigurisë në trafik dhe sigurisë së përgjithshme. Për njoftimi të qytetarëve kryetari i Komunës javën e kaluar ka pasur dy takime me drejtues të policisë me të cilat ka diskutuar se si mund të rregullohet kjo çështje. Shpresojmë se deri në fund të javës do të rregullohet kjo çështje”, deklaroi Durim Sheremeti.

Përndryshe, aksioni i Policisë do të vazhdojë edhe ditëve në vijim për të liruar trotuaret nga veturat e parkuara në vendet e gabuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat