Studentë ndërkombëtarë të Venedikut dhe Vjenës vizitojnë KFOR-in

Peja

Studentë ndërkombëtarë të Venedikut dhe Vjenës vizitojnë KFOR-in

Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:14
Foto

KFOR-i ka pritur gjatë të hënës në vizitë studimore të përbashkët të studentëve ndërkombëtarë të Programeve Master për të Drejtat e Njeriut të Kampusit Global të Venedikut dhe Vjenës.

Kjo ishte një vizitë si pjesë e udhëtimit vjetor në terren të realizuar nga dy institutet prestigjioze me qëllim që studentët të marrin informacione nga dora e parë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Studentët u mirëpritën nga shefi i Shtabit të Komandës Rajonale Perëndim në Pejë, i cili bëri një përmbledhje të detyrave dhe përgjegjësive të KFOR-it duke u përqendruar në arritjet e jashtëzakonshme në sektorin e bashkëpunimi civil-ushtarak gjatë më shumë se 20 vjetëve të pranisë së NATO-s në Kosovë.

Studentët u informuan nga shefi i Zyrës Ligjore të KFOR-it për kornizën ligjore të misionit të NATO-s me referencë të veçantë për Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

“Informimet ngritën shumë interes në mesin e studentëve, të cilët patën mundësinë të parashtrojnë shumë pyetje në lidhje me aktivitetet e KFOR-it në rajon. KFOR mirëpret dhe inkurajon nisma të tilla, të cilat vazhdojnë të rrisin ndërgjegjësimin për detyrat e përditshme të kryera nga 3.500 trupa që i përkasin 27 vendeve të ndryshme, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat