Rast i çuditshëm në Pejë, qytetarit i konfiskohet vetura e parkuar në pronën e tij

Peja

Rast i çuditshëm në Pejë, qytetarit i konfiskohet vetura e parkuar në pronën e tij

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:58
Veprimi në fjalë ka zgjuar reagim si ‘pro’ ashtu edhe ‘kundër’ në mesin e qytetarëve.

Komuna e Pejës ka riaktivizuar shërbimin e konfiskimit të automjeteve të parkuara gabimisht.

Kontrata me Operatorin e mëparshëm ka skaduar në korrik të vitit të shkuar.

Por, kësaj here, operatori i ri që e ka fituar tenderin, ka ndryshuar formë të zbatimit ë ndëshkimeve. Në vend të ‘Merimangës’ që konfiskonte vetura, tani kryesisht po vendosen bllokada në rrotë. Edhe marimanga është ende funksionale.

Veprimi në fjalë ka zgjuar reagim si ‘pro’ ashtu edhe ‘kundër’ në mesin e qytetarëve.

Një pjesë e tyre thonë se ka qenë momenti i duhur për rregull në parkim, përderisa pjesa dërmuese deklarohen se bllokadat po aplikohen edhe pa arsye ligjore, në kundërshtim dhe pa u sqaruar me rregullat e trafikut dhe parkimit. të tjeë shtojnë se para këtij veprimi, komuna duhet të bëjë zgjidhje për parkim publik me pagesë nëpër lagje të qytetit.

Rast i çuditshëm ka ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Pejë, kur qytetarit-banorit Agron Kacoli, i është vënë bllokada, madje dy herë brenda një muaji, brenda hapësirës së tij të pronës (oborr) që e kishte liruar në shërbim të parkimit dhe lëvizjes së lirë të këmbësorëve.

Kacoli shprehë habinë e tij dhe thotë se çështjen është i interesuar ta çoi deri në fund, në respekt të rregullave dhe ligjit.

Image

“Përtej shtëpisë… nga me ja mbajtë? pyet Kacoli. Unë dy herë jam penalizuar dhe mendoj se rastin më së miri e shpjegojnë fotografitë e shkrepura. Tani jam në procedura përgatitore gjyqësore. Jam pajisur në Drejtorinë për Kadastër të Pejës me hartën zonale të pronës dhe normal kjo më duhet si dëshmi.”-thotë Agron Kacoli.

Kacoli më tej deklaron se në të dy rastet kur ka marrë gjobë, është detyruar si fillim të pagujë shërbimet e Kompanisë – Operatorit të bllokadave gjobën policore ende jo.

“Shërbimin e bllokadës e kam paguar. Dënimin nga policia jo. Brenda një muaji, 2 herë jam dënuar në pronë timen. Shikoni edhe trotuarin që e kam liruar aty, janë kockat e vëna nga unë, jo nga komuna.”-përfundon Kacoli.

Megjithatë mbetet që një sqarim, rreth pretendimeve të palës së dëmtuar, (banorit Agron Kacoli) për rastin në fjalë ta ketë para mediave edhe Komuna ose vet Operatori.

Fotografitë e rastit janë bërë virale edhe në faqen e Agron Kacolit në facebook, ku edhe ka plasur tallja qytetare me shërbimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat