Aksion policor në Pejë, me urdhër të Gjykatës bastisen dy kafiteri

Peja

Aksion policor në Pejë, me urdhër të Gjykatës bastisen dy kafiteri

Më: 25 janar 2020 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Në dy kafiteri të Pejës po zhvillohet aksion policor, raporton një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës për informim në policinë rajonale në Pejë.

“Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë janë bastisur dy kafiteri në qytetin e Pejës”, tha Rugova.

Ende nuk dihet nëse ky aksion ka rezultuar me ndonjë të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat