Kjo është gjendja e dy personave që u therën sot me thikë në Pejë - Bota Sot
Kjo është gjendja e dy personave që u therën sot me thikë në Pejë

Peja

Kjo është gjendja e dy personave që u therën sot me thikë në Pejë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 23:54
Ilustrim

Një incident kriminal ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Sali Jaha”

Burime të mediave vendore mësojnë se në këtë konflikt janë përfshirë disa persona.

Të njëjtit kanë përdorur armë të ftohta thika, ku si pasojë janë therur katër persona.

Dy nga ta janë dërguar në QKUK si pasojë e plagëve të marra, njëri në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Mirëpo, Agron Itaku, mjeku kujdestar në Emergjencë për media ka treguar se gjendja e tyre tani është stabile.

“Kanë arritur janë trajtuar, lëndime kanë në gjoks dhe në dorë, Kirurgji plastike”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat