Hapet Qendra e Frankofonisë në Pejë

Peja

Hapet Qendra e Frankofonisë në Pejë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 06:29
Peja

Anibar dhe Ambasada Franceze në Kosovë organizojnë sot hapjen e Qendrës Frankofone për herë të parë në hapësirat e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. 

Ne ceremoninë e hapjes së kësaj qendre në Pejë do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Francës në Kosovë shkelqësia e saj, znj. Marie Christine Butel.

Kjo qendër hapet falë bashkëpunimit të Anibar dhe Ambasadës Franceze në Kosovë brenda hapësirave të Akademisë së Animacionit në Pejë, respektivisht brenda Kinemasë “Jusuf Gërvalla”.

Përmes Qendrës Frankofone pritet të dizajnohen programe edukative prej të cilave do të mund të përfitojnë të gjithë banorët e qytetit të Pejës. 

Hapja e kësaj qendre vjen si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe disa vjeçar tashmë të Anibar dhe Ambasadës Franceze në Kosovë, e cila në vazhdimësi ka përkrahur edhe Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar që organizojmë dhe një sërë aktivitetesh tjera kulturore të mbajtura në Kinema “Jusuf Gërvalla”. 

Ky bashkëpunim ka shërbyer edhe si urë lidhëse me organizata tjera kulturore franceze, dhe ka ndikuar në rritjen e cilësisë së programeve kulturore, por edhe në përmirësimin e edukimit të gjeneratës së re të animatorëve në Kosovë. 

Këtë vit shënohet 50 vjetori i themelimit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ndërsa po këtë vit shënohet edhe 6 vjetori i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat