Aksion i Policisë në Pejë, po mbyll lokalet që s’po e zbatojnë ligjin

Peja

Aksion i Policisë në Pejë, po mbyll lokalet që s’po e zbatojnë ligjin

Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:05
Peja

Policia e Kosovës të enjtën në mëngjes ka filluar një aksion për mbylljen e lokaleve që po veprojnë kundër dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Sipas mediave Policia tanimë është në terren dhe po i mbyll lokalet të cilat janë hasur të hapura.

Aksione të tilla të Policisë po thuajse për ditë për shkak të vendimit të Qeverisë në detyrë që të mbyllen të gjitha restaurantet, pubet, kafiteritë, bazentet.

Policia e Kosovës po monitoron lëvizjet e qytetarëve të  cilët e kanë të lejuar qarkullimi në rrugë në ora 06:00 deri në 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në 20:00.

Vlen të theksohet se dje në Pejë, Policia ka arrestuar tre persona për shkak të veprës penale të njetjtë.

Sipas raportit tre të dyshuar meshkuj  kosovarë janë hasur duke shitur miell në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar dhe me çmim të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat