Dreshaj: Një paciente nga Istogu që u nis nga Spitali Rajonal i Pejës, rezulton me COVID-19

Peja

Dreshaj: Një paciente nga Istogu që u nis nga Spitali Rajonal i Pejës, rezulton me COVID-19

Më: 12 prill 2020 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Një paciente nga Komuna e Istogut e moshës rreth 38 vjeçare ka rezultuar në mbrëmje pozitiv ndaj COVID 19.

Pacientja në fjalë është nisur mbrëmë për në QKUK, nga Njësia koronare e Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, me probleme në zemër dhe lukth dhe pa shenja të COVID 19.

Me këtë rast, dy teknik medicinal të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës janë karantinuar për shkaqe sigurie, ndërkohë në këto orë ka filluar dezinfektimi i repartit spitalor ku ka qëndruar pacientja në fjalë.

Lajmin e konfirmoi zyrtarisht për ‘RADIO 1’, Skënder Dreshaj – Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

“Para dy orësh na ka arritur rezultati, pacientja nga Komuna e Istogut ka rezultuar Pozitiv. Është e moshës rreth 38 vjeçare. Ka qëndruar në Spitalin tonë dy ditë e gjysmë me probleme me zemër dhe përkeqësime në lukth, pa shenja tjera primare. Në përmirësim e sipër, mbrëmë në moment i është përkeqësuar situata. Dy teknik urgjentisht kanë intervenuar, kanë qenë pa maskë, sepse ka qenë urgjencë nga dhoma në dhomë. Të njëjtin më pas e kanë stabilizuar në minuta dhe kanë vënë pajiset mbrojtëse. Flasim për repartin koronar pra. Dy teknikët janë karantinuar, në këto momente kryhet dezinfektimi i secilës pjesë, meqë dezinfektimin ne e kemi protokoll ditor. Lajmi i mirë është që as ata dy teknik nuk kanë pasur kontakt me kolegë tjerë dhe se pacientja ka qenë gjatë tërë kohës në dhomë e vetme dhe pa përcjellës.”-deklaroi Dresha për ‘RADIO 1’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat