Arrestohen dy persona për vetëgjyqësi dhe ngacmim përmes telefonit ndaj shoferit të një kamioni

Peja

Arrestohen dy persona për vetëgjyqësi dhe ngacmim përmes telefonit ndaj shoferit të një kamioni

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:03
Pejë

Policia e Kosovës, të enjten, ka arrestuar dy persona në Pejë si të dyshuar për kryerjen e  veprave penale “vetëgjyqësi” dhe “ngacmim”.

Sipas raportit 24 orësh, dy të dyshuarit janë arrestuar për shkak se të njëjtit e kanë përcjell me veturë viktimën mashkull i cili ishte me kamionin e tij, e më pas dyshohet se e kanë thirre në telefon duke e ngacmuar dhe e kanë udhëzuar të ndalet.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat