Kryetari i Pejës ka një apel për qytetarët pasi kjo komunë u fut në karantinë

Peja

Kryetari i Pejës ka një apel për qytetarët pasi kjo komunë u fut në karantinë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 06:53
Gazmend Muhaxheri

Edhe Peja do të jetë në karantinë pas shtimit të rasteve me koronavirus atje.

Për këtë ka folur kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të respektojnë udhëzimet e dhëna.

Postimi i plotë:

Peja prej sonte hyn në karantinë. Ju bëjmë thirrje për qetësi, duke mos daluar nga shtëpitë tuaja, mbani higjienën tuaj më shumë se asnjëherë, dhe respektoni udhëzimet që u janë dhënë me ditë të tëra. Situata po vështirësohet, por së bashku do ja dalim. Shëndet për ju dhe familjet tuaja!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat