​Kuka: Ishim në pritje të masave lehtësuese por ndodhi e kundërta, Peja në Karantinë

Peja

​Kuka: Ishim në pritje të masave lehtësuese por ndodhi e kundërta, Peja në Karantinë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka thënë se derisa ishin në pritje të masave lehtësuese në Pejë, ndodhi e kundërta, duke thënë se përveç izolimit edhe ekonomia është ndalur.

Ai ka thënë se dalja e rezultateve në orët e vona të natës është një praktikë e keqe.

“Peja qyteti im prej sot në karantinë. Ishim në pritje të masave lehtësuese por ndodhi e kundërta. Përveç izolimit edhe ekonomia është ndalur dhe të shohim mbas 4 Majit si do reflektohet në këtë drejtim. Mbarmë në qytetin tonë para daljes së numrit të infektuarve ishte një gjendje jo e mirë,një pritje me nervoz e ankth. Ishin testuar një numër i madh i qytetarëve por dolën vetëm dy të infektuar. Pse po delet me rezultate në orët e vona të natës!? Praktikë e keqe dhe do ishte mirë të ndërrohej, Shqipëria del çdo ditë në ora 11.00 të ditës dhe është model i mirë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat