Personeli i spitalit në Pejë rezulton negativ në analizat për koronavirus

Peja

Personeli i spitalit në Pejë rezulton negativ në analizat për koronavirus

Më: 30 prill 2020 Në ora: 12:57
Ilustrim

26 punëtorë shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nuk janë të prekur me Covid-19, meqë analizat e tyre mbrëmë rezultuan negative. Këta janë të testuarit e fundit në këtë spital që janë për infektim të mundshëm me koronavirus.

Që prej përhapjes së Covid-19 në Kosovë e deri më tani, janë testuar 61 pjesëtarë të personelit në Spitalin e Pejës të cilët kanë rezultuar negativ.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shkruar se rastet negative janë inkurajim për punën e personelit aty.

“Mbrëmë ka dalë rezultati edhe për 26 të testuarit e fundit nga Personelin i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë që kanë bërë testin lidhur me Infektimin me Koronavirus dhe fatmirësisht të gjithë kanë dalur negativ. Ky është lajm i mirë për Personelin tonë, por dhe për pacientët që mund të ndihen të sigurt gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Që nga fillimi i Pandemisë e deri më tani janë testuar gjithsejtë 61 pjesëtarë të Personelit tonë dhe rezultatet negative janë inkurajim për punën e Personelit të Spitalit të përgjithshëm në Pejë”, thuhet në faqen e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Me Covid-19 deri tani në komunën e Pejës janë infektuar 73 persona, dhe dy kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat