Rasti i mbrëmshëm në Pejë me COVID-19 nuk është rast i ri

Peja

Rasti i mbrëmshëm në Pejë me COVID-19 nuk është rast i ri

Më: 11 maj 2020 Në ora: 12:04
Pejë

Mbrëmë janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Një prej rasteve të konfirmuara është nga Peja. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Petrit Loci.

Loci ka thënë se rasti që doli mbrëmë pozitiv nuk është rast i ri, por ri-testim.

Ai ka treguar se sot në këtë komunë do të ketë vetëm ri-testime, për të parë nëse personat e infektuar janë shëruar.

“Rasti për të cilin njoftoi mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk është rast i ri, por ri-testim. Ka dal pozitiv më herët e mbrëmë është ritestuar. Sot do të ri-testohen disa persona, por ende nuk dihet numri i saktë, meqenëse ende nuk është përfunduar lista”, ka thënë Loci.

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat