Një 70-vjeçar gjendet i shtrirë në mes të rrugës në Pejë, gjenden tri gëzhoja afër tij

Peja

Një 70-vjeçar gjendet i shtrirë në mes të rrugës në Pejë, gjenden tri gëzhoja afër tij

Më: 11 maj 2020 Në ora: 18:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një burrë mbi 70 vjeç nga Peja, të hënën, dyshohet se ka shtënë në ajër, teksa policia e ka gjetur të shtrirë me tri gëzhoja afër tij.

Kjo është konfirmuar nga, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë.

“Policia është informuar për shkrepje me armë zjarri. Në vendin  e ngjarjes ka gjetur një person të shtrirë. Në vendngjarje është gjetur edhe një armë dhe tre gëzhoja. Ai është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës, mjekët kanë konstatuar se lëndimet nuk kanë ardhur si pasojë e armës por nga rrëzimi që ka pësuar. Ai po trajtohet akoma nga mjekët në spital”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat