Loci: Në Pejë janë 30 raste aktive me COVID-19, protestat në këtë kohë jo të mirëseardhura

Peja

Loci: Në Pejë janë 30 raste aktive me COVID-19, protestat në këtë kohë jo të mirëseardhura

Më: 19 maj 2020 Në ora: 23:24
Petrit Loci

Në Komunën e Pejës gjendja po shkon drejt normalizimit sa i përket situatës me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci thotë se tashmë numri i të shëruarve ka kaluar rastet aktive sa i përket pandemisë së COVID-19.

“Nga 74 të prekur në Pejë me COVID-19, të shëruar janë 42 persona. Ditët në vijim presim edhe ri testimet tjera dhe të shëruar tjerë”, tha ai.

Loci ka treguar se raste aktive në këtë komunë janë 30, ndërsa dy të prekur për fat të keq kanë humbur betejën me COVID-19.

I pyetur për disa lëvizje në Pejë që lidhen me përgatitjen e ndonjë proteste, Loci ka thënë se ka grupe që meritojnë të protestojnë për çështje të caktuara, por sipas tij në këtë kohë nuk do të ishte ide e mirë grumbullimi për protestë.

“Protesta nuk do t’i shërbente qetësimit të situatës së coronavirusit. Edhe punëtorët shëndetësorë do të ishin ndër të parët që do të kishin arsye për të protestuar sidomos për pagat por nuk është koha”, tha ndër të tjera Petrit Loci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat