Shërohet edhe i prekuri i fundit me COVID-19 në Pejë

Peja

Shërohet edhe i prekuri i fundit me COVID-19 në Pejë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 22:24
Petrit Loci

Përderisa numri i rasteve Pozitive me Covid 19 në Kosovë ka shënuar rritje të lehtë, (vetëm sot 40 raste), Komuna e Pejës nga sonte  zyrtarisht listohet si komuna me zero raste.

“Edhe i prekuri i fundit, sot zyrtarisht listohet si i shëruar. Nga sonte Pejën e kemi të pastër sa i përket rasteve aktive që i kemi pasur.”- Kjo është deklarata që e ka dhënë në mbrëmje, për ‘RADIO 1’, Petrit Loci, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale në Komunën e Pejës dhe Drejtues i autorizuar i kryetarit Muhaxheri për Shtabin Emergjent komunal.

Loci ka shtuar se teste nga komuna e Pejës, drejt Klinikës Infektive nisen për çdo ditë, por fatmirësisht rezultojnë Negative.

Kjo sipas Locit, nuk duhet të shërbejë që njerëzit, popullata të mos mbajë kujdesin e shtuar ndaj pandemisë, sepse situata me Covid 19, mund të rikthehet.

“Falë Zotit të gjitha rastet janë Negative në këto ditë. Pra sonte kemi vetëm lajme të mira, mirëpo, parë  situatën nëpër komunat tjera dhe në shtetet fqinje, kjo duhet të na shërbej që të ruajmë masat mbrojtëse, ti aplikojmë të njëjtat, të shtojmë higjienën personale, kolektive dhe të ruajmë distancën”,tha Loci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat