VV akuzon “militantët e AAK-së” se ua vandalizuan tavolinën e peticionit në Pejë - Bota Sot
VV akuzon “militantët e AAK-së” se ua vandalizuan tavolinën e peticionit në Pejë

Peja

VV akuzon “militantët e AAK-së” se ua vandalizuan tavolinën e peticionit në Pejë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 18:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, po akuzon militantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se ua kanë vandalizuar tavolinën e peticionit në Pejë.

Përmes një njoftimi në Facebook, nënkryetari i qendrës së VV’së në Pejë, Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur se  kjo ngjarje ka ndodhur sot në sheshin e qytetit në Pejë.

“Sot në sheshin e qytetit të Pejës disa militantë të AAK-së kanë vandalizuar materialet e peticionit dhe rekuizitat e vendit ku po mblidheshin nënshkrimet e peticionit “Duam Zgjedhje” duke i kërcënuar aktivistët të largohen nga aty. Kjo sjellje agresive e tyre vjen pas përkrahjes së madhe që qytetarët po e bëjnë duke nënshkruar peticionin për zgjedhje të reja. Pushtetin nuk mund ta mbajnë pa vullnetin e popullit”, ka shkruar Kelmendi.  

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se mbledhja e nënshkrimeve po vazhdon në Pejë dhe në komunat tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat