Ia vranë motrën, vëllau i viktimës në Vitomiricë ka një kërkesë për Gazmend Muhaxherin

Peja

Ia vranë motrën, vëllau i viktimës në Vitomiricë ka një kërkesë për Gazmend Muhaxherin

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 13:28
Bajram Radi

Bajram Radi, vëllau i viktimës 16 vjeçare në Vitomiricë të Pejës ka thënë se pas rastit tragjik që ndodhi në familjen e tij, Policia ka arrestuar vëllaun e tij dhe familjarë të tjerë.

Krejt kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë patur familjarët e tij me Policinë e Kosovës në momentin që ata kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Radi ka kërkuar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri që të mirret me rastin e familjarëve të tij dhe ata të lirohen në kohën kur familja po kalon në momente të renda pikëllimi.

“Neve edhe na kanë vra, edhe na kanë rreh, edhe na kanë arrestu” ka thënë Bajram Radi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat