Pse u arrestua vëllai i viktimës në Pejë?

Peja

Pse u arrestua vëllai i viktimës në Pejë?

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 14:01
Bajram Radi

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur nja rast tragjik kur Ramë Berisha 60 vjeçar e ka vrarë Albesa Rudin 16 vjeçare, e më pas edhe veten.

Vëllai i vajzës ka folur për media ku tregon që vëllai i tij është arrestuar.

Krejt kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë patur familjarët e tij me Policinë e Kosovës në momentin që ata kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj Kosovar të cilët fizikisht i kanë sulmuar dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare duke e siguruar një vende të ngjarjes pasi në atë lokacion janë gjetur dy trupa të pajetë. Si pasojnë sulmit  dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat