​Reshitaj në Pejë: Shqetësuese numri i madh i të prekurve me Covid-19

Peja

​Reshitaj në Pejë: Shqetësuese numri i madh i të prekurve me Covid-19

Nga: A.SH Më: 15 qershor 2020 Në ora: 17:47
Foto nga takimi

Albena Reshitaj ka vizituar Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë.

Ajo falënderoi mjekët specialistë të epidemiologjisë, mikrobiologjisë, ekologjisë për punën dhe gatishmërine e tyre të punojnë intenzivisht.

Postimi në Facebook:

Për të parë nga afër punën e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë sot vizitova përsonelin shëndetësorë në krye me drejtoreshën e Qendrës Dr. Adnora Nurboja.

Mjekët specialistë të epidemiologjisë, mikrobiologjisë, ekologjisë i falenderova për punën dhe gatishmërine e tyre të punojnë intenzivisht për 4 muaj në shërbim të shëndetit të qytetarëve për përballimim sa më të lehtë të Pandemisë Covid-19. Nga aty u njoftova me të gjitha zhvillimet dhe ecuritë e Institutit.

Shqetësuese vazhdon të mbetet numri i madh e në rritje i të infektuarëve me Covid 19, sidomos javën e fundit ne vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat