KFORI-i Italian dhuron mjete mbrojtëse për personelin e Spitalit të Pejë

Peja

KFORI-i Italian dhuron mjete mbrojtëse për personelin e Spitalit të Pejë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:42
Foto Ilustrim

Si shumë herë të tjera edhe kësaj radhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar një donacion nga KFOR-i Italian me mjete mbrojtëse për Personelin.

Në këtë donacion janë 3000 dorëza, 30 dezinfektues, 900 maska kirurgjikale, 85 maska ffp 2/3, 50 syze mbrojtëse, 50 uniforma mbrojtëse, 50 mbulesa për çorape, 50 mbrojtëse të fytyrës dhe 5 termometra infrakuq.


Në emër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë donacionin e pranojë Drejtoresha e Infermierisë znj.Hidajete Krasniqi e cila theksoi se KFOR-in Italian që nga paslufta e kemi afër me donacione dhe në mbështetje të punës që bëhet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat