​KFOR-i italianë ofroi pajisje personale mbrojtëse në Qendrën Shëndetësore në Pejë

Peja

​KFOR-i italianë ofroi pajisje personale mbrojtëse në Qendrën Shëndetësore në Pejë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 18:46
Pejë

Qendra Shëndetësore e Pejës pranoi sot nga KFOR-i mijëra maska dhe doreza, qindra mburoja të fytyrës dhe veshje për izolim, përveç syzeve edhe mbulesa të këpucëve, termometra pa kontakt me rreze infra të kuqe dhe lëng antiseptik për duar.

Dorëzimi u krye nga ekipi Italian për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, që i përket Komandës Rajonale Perëndim në kuadër të donacionit të madh të pajisjeve të mbrojtjes personale për objektet mjekësore, qendrat shëndetësore familjare, stacionet e policisë dhe përfituesit e tjerë në mbarë Kosovën.

Nisma e KFOR-it do të mbështesë më tej në mënyrë të paanshme reagimin e vazhdueshëm ndaj COVID-19 nga Institucionet në Kosovë përmes sigurimit të pajisjeve për stafin mjekësor dhe oficerët e policisë që veprojnë çdo ditë kundër virusit.

Sipas një komunikate të KFOR-it, dorëzimi pajisjeve do të vazhdojë për dy javët e ardhshme dhe do të zhvillohet në 17 qytete, me përfshirjen e Ekipeve Ndërlidhëse dhe Monitorimit të KFOR-it dhe njësive të tjera të Komandës Rajonale Perëndim të udhëhequr nga Italia dhe Komandës Rajonale Lindja të udhëhequr nga SH.B.A.

“Ky është projekti i dytë i zbatuar nga KFOR-i, pas shpërndarjes së pajisjeve mbrojtëse personale në spitalet e Prishtinës dhe Graçanicës që u zhvillua në prillin e kaluar. Të dy projektet janë financuar nga NATO-ja dhe janë pjesë e angazhimit të përgjithshëm të Aleancës në mbështetje të operacioneve të saj dhe vendeve anëtare dhe partnerëve të saj. Që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19, KFOR-i ka vazhduar aktivitetet e veta në mënyrë të rregullt, ndërsa zbaton masa të kujdesshme dhe të forta - në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit - për të kufizuar përhapjen e virusit dhe minimizuar rreziqet për ushtarët e vet dhe për komunitetet që shërbejnë aty”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat