​Dumoshi premton përkrahje të madhe për qytetin e Pejës

Peja

​Dumoshi premton përkrahje të madhe për qytetin e Pejës

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 12:17
Foto nga takimi

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi gjatë ditë së sotme ka qëndruar në komunën e Pejës ku ka vizituar disa nga palestrat si dhe stadiumin e qytetit.

Pas këtyre vizitave, Dumoshi u prit edhe në zyrat e Komunës së Pejës nga kryetari Gazmend Muhaxheri, ku u premtua një përkrahje e madhe për të rinjtë e këtij qyteti.

Pas takimit ministrja Dumoshi deklaroi se si ministre do t’i qëndrojnë afër Komunës së Pejës duke u munduar të plotësojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve pejanë.

Dumoshi: Do të jemi afër komunës së Pejës

"Ne si MKRS me kryetarin e Komunës me kërkesat dhe nevojat që i ka komuna ne kemi investuar në shumë projekte sidomos në fushën e sportit ku edhe sot ishim në disa aktivitete për t’i parë... Jam shumë e interesuar si ministre të zhvillojmë edhe turizmin kulturor ku Peja i ka të gjitha kushtet për ta zhvilluar këtë. Tash edhe njerëzit punojnë në vendet malore ku ka edhe shumë turistë. Në pjesën e trashëgimisë kemi shumë projekte duke u zhvilluar dhe do të jemi afër komunës së Pejës", tha ajo.

Ndërsa i pari i komunës së Pejës pas takimit u shpreh se e ka informuar ministren për nevojat e qytetarëve dhe ka marrë një mbështetje të madhe nga ajo.

Muhaxheri: E informuam ministren për nevojat e komunës

"E informuam ministren për gjendjen në komunën e Pejës, sidomos në lëminë e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe nevojat e të rinjve bë komunën e Pejës dhe morëm premtimin që me planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm do të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të komunës së Pejës", tha Muhaxheri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat