Këto zona të Pejës nuk do të kenë nesër ujë

Peja

Këto zona të Pejës nuk do të kenë nesër ujë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:44
Ilustrim

Konsumatorët e zonës në Bashkësinë Terrioriale “Kristal” dhe “Rrokaqielli”, si dhe fshatrat Qysh, Pavlan e Treboviq të Komunës së Pejës nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Kjo u bë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Pejës “Hidrodrini”, përmes një njoftimi në Facebook.

Kjo kompani njofton se këto pjesë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijës nesër nga ora 10:00 deri në ora 13:00, për shkak të një defekti që ka ndodhur në rrugën “Bul Istrefi” në Bashkësinë Territoriale “Kristali”.

“Konsumatorët e zonës në Bashkësitë Territoriale ‘Kristal’ dhe ‘Rrokaqielli’ si dhe të fshatrat Qyshk, Pavlan e Treboviq të komunës së Pejës, – Nesër (E ENJTË) më 25.06.2020, nuk do të kenë furnizim me ujë nga ora 10:00 deri në ora 13:00! Ndërprerja pason, për shkak të domosdoshmërisë së ndërhyrjes në sanimin e një prishjeje që ka ndodhur në rrugën ‘Bul Istrefi’ në BT ‘Kristali'”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat