Loci: IKSHPK po ngjall panik te qytetarët e Pejës, e papranueshme mënyra e raportimit të rasteve

Peja

Loci: IKSHPK po ngjall panik te qytetarët e Pejës, e papranueshme mënyra e raportimit të rasteve

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 23:43
Petrit Loci

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se sonte në Pejë janë paraqitur 18 raste të reja në Pejë.

Mirëpo drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci ka kontestuar këto shifra.

“Shifrat e IKSHP-së nuk pasqyrojnë realitetin në Komunën e Pejës për faktin se këto shifra nuk kanë dalë gjatë ditës së sotme por janë marrë pothuajse gjatë tërë javës së fundit ka testime që janë bërë para pesë apo gjashtë ditëve dhe sonte kanë dalë rezultatet kjo tregon papërgjegjshmëri të IKSHP-së pasi po ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët duke dalë një natë me 18 rezultate e një natë pa asnjë rezultat”, tha ai.

Loci thotë se këto veprime të IKSHPK-së janë të papranueshme për Komunën e Pejës si institucion.

“Mund të llogaritet se çfarë paniku kanë ndjerë personat që u janë marrë mostrat para pesë ditëve e vetëm sonte iu ka dalë rezultati”, tha ndër të tjera Petrit Loci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat