Nëntë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës po trajtohen me oksigjenoterapi, një në gjendje të rëndë

Peja

Nëntë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës po trajtohen me oksigjenoterapi, një në gjendje të rëndë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 08:53
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë, prej tyre 41 pacientë kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa 10 të tjerë janë në pritje të rezultatit.

Sipas raportit të fundit nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, nëntë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa gjendja e tetë të tjerëve vijon të jetë stabile.

“Trajtimi i pacientëve me Covid-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kështu aktualisht po trajtohen 51 pacientë dhe nga këta 41 pacientë janë të konfirmuar përmes testit me Covid-19 ndërsa 10 pacientë është në pritje të rezultatit të testit. 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi, një pacientështë në gjendje të rëndë, ndërsa që pacientët e tjerë kanë gjendje stabile”, thuhet në raportin e spitalit.

Trajtimi i pacientëve me COVID-19 po bëhet në Repartin e Infektivës dhe në atë të Pulmologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat