Vdes edhe një i infektuar me COVID-19, në Kosovë

Peja

Vdes edhe një i infektuar me COVID-19, në Kosovë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka vdekur edhe një pacient i prekur me koronavirus.Viktima është 67-vjeçar dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin e ka bërë të ditur spitali përmes një njoftimi në Facebook.

“Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Kujtojmë se, kjo është viktima e 131-të nga COVID-19 në Kosovë, pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë ditës së djeshme ka njoftuar për 130 viktima të këtij infeksioni.

Që nga fillimi pandemisë e deri më sot, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5 mijë e 617 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 2 mijë e 811 janë shëruar, ndërsa 2 mijë e 676 janë ende raste aktive.

Njoftimi i plotë:

Sot më 19.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.
Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët.
Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat