Gjuajte me armë në Qyshk të Pejës, një i arrestuar - Bota Sot
Gjuajte me armë në Qyshk të Pejës, një i arrestuar

Peja

Gjuajte me armë në Qyshk të Pejës, një i arrestuar

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 23:24
ilustrim

Gjuajtje me armë kanë ndodhur sonte në mbrëmje në fshatin Qyshk të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Veton Elshani, i cili tha e nuk dihen shkaqet e të shtënave.

“Policia Rajonale e Pejës, njësitet speciale të saj, kanë arrestuar një person rreth kësaj ngjarjeje”, ka Elshani deklaruar për ‘RADIO 1’.

Sipas Elshanit, deri në këtë moment nuk ka informacione shtesë.

“Një person të arrestuar sapo na e kanë sjellur në stacion. Tash i kuptojmë hollësitë. Kemi reaguar në kohë. Më vonë ju ndajmë informacionin”,shtoi Elshani. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat