Rëndohet gjendja në Spitalin e Pejës, 26 pacientë janë me oksigjenoterapi

Peja

Rëndohet gjendja në Spitalin e Pejës, 26 pacientë janë me oksigjenoterapi

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 08:55
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 67 pacientë me Covid-19.

“Nga këta pacientë, 26 janë me oksigjenoterapi, 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, njofton Spitali i Pejës.

Tutje bëhet e ditur se 7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.                

“Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 11 infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19” thuhet më tej në njoftim.

“Një pacient i moshës 73 vjeçare nga Komuna  e Klinës fatëkeqësisht ka vdekur gjatë ditës së djeshme. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, bën të ditur spitali.

Për vdekjen e të moshuarit, Drejtori i Shëndetësisë në Klinë ka theksuar se janë në pritje të rezultatit të testit të tij për koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat