Vdesin dy pacientë të tjerë në Pejë, njëri i dyshuar e tjetri i konfirmuar me COVID-19

Peja

Vdesin dy pacientë të tjerë në Pejë, njëri i dyshuar e tjetri i konfirmuar me COVID-19

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 10:48
Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të vdekjeve.

Një paciente 78-vjeçare e konfirmuar pozitiv me Covid -19 ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71-vjeçar i dyshuar por ende pa kryer testin po ashtu ka vdekur.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat