Ruajtja e traditës së odave në qytetin e Pejës, rrëfimi i pleqnarit Haxhi Rrahman Lajqi

Peja

Ruajtja e traditës së odave në qytetin e Pejës, rrëfimi i pleqnarit Haxhi Rrahman Lajqi

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 18:50
Haxhi Rrahman Lajqi

Me kalimin e viteve shumë tradita të vjetra shqiptare janë shuar. Por ka prej tyre që ende ruhen me fanatizëm nga qytetarë të ndryshëm.

Haxhi Rrahman Lajqi është një pleqnar nga Peja që edhe sot ka një odë të vjetër shqiptare në lagjen Fadanishte të qytetit të Pejës.

Haxhi Rrahman Lajqi thotë se dyert e odës kanë qenë të hapura për miqtë dhe armiqtë.

“Jam brezi i tetë që kam ndjekur odën. Kam odë shumë të madhe edhe në fshat por kur kam ndërtuar shtëpi në qytet u kamë kërkuar djemve që çfarëdo të bëjnë por shtëpinë pa odë të mos e lënë. Faleminderit që kanë dëgjuar kërkesën time…Te shqiptarët oda ka qenë universitet. Vend qëndrimi i malësorëve por edhe i nevojlive”, tha ai.

Pleqnari nga Peja thotë se vendime të mëdha janë marrë në oda por edhe aty u është ofruar bukë nevojlive apo udhëtarëve.

“Mikpritja, bukë dhënia dhe besa e kanë ruajtur shqiptarin”, shton Lajqi.

Lajqi thotë se kontestet pronësore kanë qenë ndër problemet më të mëdha për të cilën janë vrarë shqiptarët, por ai ka shumë raste kur ka ndërmjetësuar për të ulur gjakrat që të mos vriten më shumë persona.

Pleqnari porositë që të rinjtë të shkollohen sa më shumë dhe të ruajnë vlerat familjare dhe sipas tij nuk do të kenë asnjë problem në përballimin e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat