Pacientët në QKMF të Pejës trajtohen nëpër korridore, dhomat të stërngarkuara!

Peja

Pacientët në QKMF të Pejës trajtohen nëpër korridore, dhomat të stërngarkuara!

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 23:17
Foto

Situata e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, ka prekur më së shumti sistemin shëndetësore.

Kësisoj nga përhapja e madhe e këtij virusi dhe rritjes së numrit të të infektuarve, shumë klinika janë stërmbushur me pacientë.

Në QKMF-në e komunës së Pejës pacientët të cilët po kërkojnë trajtim shëndetësorë nuk kanë më vende të lira në dhomat e përcaktuara për ta.

Në disa fotografi të dërguara, shihen pacientët të cilët po merrnin terapinë të ulur nëpër korridore.

Gjatë ditëve të kaluara janë publikuar edhe pamje të ndryshme nga klinika të spitaleve në Kosovë që shfaqnin pacientët duke u trajtuar nëpër korridore, në kushte aspak adekuate.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat