16 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Pejë

Peja

16 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Pejë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 57 pacientë me koronavirus, ku 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Në Kosovë që nga marsi e deri më tani janë 9 mijë e 49 persona të infektuar me koronavirus.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se në këtë spital janë duke u trajtuar 57 pacientë të prekur me koronavirus, ku 34 prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe 16 të tjerë janë në gjendje të rëndë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit në këtë spital janë të infektuar gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtor të shërbimit teknik.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 1 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione, ndërsa 264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,266 analiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat