Vdes stomatologu Dardan Nikqi - Bota Sot
Vdes stomatologu Dardan Nikqi

Peja

Vdes stomatologu Dardan Nikqi

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:04
Dardan Nikqi

Doktori i njohur nga Peja, stomatologu Dardan Nikqi është ndarë sot nga jeta, pas një komplikimi shëndetësorë që e kishte pcjellur gjatë kohëve të fundit.

Për sqarim të opinionit të gjërë, i ndjeri, nuk ka qenë i prekur nga Covid 19!

Dr. Dardan Nikqi i takon brezit të artë të gjeneratës së stomatologëve kosovarë!

Dr. Dardan Nikqi, ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, ndërsaqë nesër pritet ti ipet lamtumira fundit, konform rrethanave të krijuara në Kosovë, nën masat dhe thirrjet e IKSHPK-së.

Vdekja e hershme e Dr. Dardan Nikqit, ka prekur thellë ndjenjat e familjes, miqve, të njohurve, pacientëve e veçanërisht kolegëve të tij.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar famlja e poashtu edhe Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës Dr. Petrit Loci.

Loci, i prekur thellë, ka komunikuar lajmin në faqen e tij në facebook.

“Mëngjes i rëndë për Pejën dhe Stomatologjinë kosovare.”-e ka cilësuar Loci vdekjen e Nikqit.

Postimi i plotë:

Mëngjes i rëndë për Pejën dhe Stomatologjinë kosovare! Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Dr.Dardan Niqit! Stomatologjia pejane dhe kosovare sot humbi një prej pionierëve të saj më të devotshëm të ditëve të para. Personalisht, sot unë dhe gjenerata ime e stomatologëve humbëm prijësin dhe njeriun që me përkushtim të pashoq na mbështeti në marrjen e përgjegjësive profesionale. Dr. Dardan Nikqi iku i ri, por duke lënë prapa vetës vepra të mëdha! Dr. Dardani, gjatë viteve të fundit mposhti shumë beteja shëndetësore, përfshirë edhe atë të Covid 19, mirëpo fati e deshti që sot të humbë betejën, pas një ndërhyrjeje kirurgjike në këmbë. Ngushëllime familjes, kolegëve, qytetarëve dhe pacientëve! Në mbamendjen time, Dr.Dardani do mbetet, njeriu I fortë, profesionist dhe I guximshëm! Pushoftë në parajsën e merituar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat