63 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

Peja

63 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 09:24
Spitali i Pejës

Spitali i Pejës ka publikuar raportin 24 orësh të tij.

Nga ky raport është bërë e ditur se aktualisht 63 pacientë me COVID-19 po trajtohen aty.

39 prej këtyre pacientëve janë me oksigjenoterapi, teksa 11 janë në gjendje më të rëndë.

Nga Spitali, 16 infermierë, 5 mjekë dhe tre punëtorë nga personeli jo-mjekësor janë të infektuar me COVID-19.

Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

190 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,358 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 103 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 76 Ekzaminime të Rëntgenit, 21 EHO dhe 6 CT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat