Me defa e tupana, në Pejë shkelen masat e Qeverisë kundër COVID-19 - Bota Sot
Me defa e tupana, në Pejë shkelen masat e Qeverisë kundër COVID-19

Peja

Me defa e tupana, në Pejë shkelen masat e Qeverisë kundër COVID-19

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:36
Dasma

Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar të gjitha tubimet publike, përfshirë edhe ahengjet familjare, në Kosovë po vazhdojnë të organizohen dasma pothuajse çdo ditë.

Pavarësisht gjendjes së rënduar që po përballet vendi për shkak të pandemisë COVID-19, sonte në Pejë u zhvillua një aheng familjar.

Në një video-live të publikuar në Facebook, shihet grumbullimi i një numri të madh të personave, pa maska dhe pa respektuar distancën fizike, dy masa preventive kundër përhapjes së koronavirusit.

Policinë në Pejë kanë thënë se nuk kanë informacion lidhur me rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat