Në Pejë po trajtohen 59 pacientë me COVID-19, 17 prej tyre në gjendje të rëndë

Peja

Në Pejë po trajtohen 59 pacientë me COVID-19, 17 prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 08:46
Foto Ilustrim

17 pacientë me koronavirus, e që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ka njoftuar ky spital në raportin ditor për të premten.

Sipas njoftimit, 7 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht në këtë spital po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 39 pacientë janë me oksigjenoterapi e 17 në gjendje më të rëndë.

Pesë mjekë, 17 infermierë e tre punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat